Në super formë, s’do ta besoni kurrë sa vjeç bën sot Hygerta Sako (FOTO LAJM)

Hygerta Sako vazhdon të jetë një nga vajzat më të bukura shqiptare, edhe pse kanë kaluar mbi 20 vite nga koha kur ajo mori kurorën e më të bukurës në Miss Shqipëria ’95. Pavarësisht kohës që kalon, Hygerta vazhdon të jetë po e njëjta dhe nëse dikush nuk do e njihte me siguri do të mendonte se nuk është më shumë se 20 vjeç.

Por a jeni kurioz të dini se sa vjeçe është në realitet moderatorja e njohur e sportit?

Mos e besoni po deshët, por ditën e sotme Hygera Sako feston 44-vjetorin e lindjes. Vetë moderatorja ka ndarë në Instagram disa foto të saj, në të cilat shihet e veshur me një bluzë në të cilën lexon:

“Vajzë ti e bën 44-vjetorin të duket kaq bukur”.

Më pas poshtë fotove të saj, Hygerta shkruan: “Robi plaket kur don vetë. Gëzuar ditëlindjen për mua! 44”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hygerta Sako (@hygerta_sako)

Këto ditë Hygerta Sako i ka kaluar në jug të vendit, ku po pushon bashkë me vajzën e saj. Ndërkohë në një intervistë të dhënë së fundmi për “Ora Verore”, Sako iu dha fund njëherë e mirë dyshimeve dhe tregoi se nuk është e dashuruar.

“Unë po i kaloj pushimet me vajzën dhe me nënë time. Nuk më rreh zemra për askënd në Vlorë. Më rreh zemra vetëm për Vlorën. E dua shumë Vlorën, rrënjët e mia janë në Vlorë. Nuk kam askënd që më rreh zemra. Se më ka dal nami që dua burrë. Nuk dua burrë, nuk dua askënd”, u shpreh ajo.


Shtuar 9.08.2021 13:51