Bilanci i sulmeve ajrore izraelite në një fshat të jugut të Libanit ka shkuar në të paktën 11 viktima, raportojnë mediat shtetërore libaneze.
Të lidhura
None found
Nëntë prej tyre humbën jetën kur një goditje shkatërroi një banesë trekatëshe në Kfar Rumman, pak pas mesnatës. Sipas raportimeve, në mesin e të vrarëve ndodhen edhe dy fëmijë.
Një sulm tjetër, që goditi një automjet, u mori jetën dy ndihmësve mjekësorë, bëri të ditur Agjencia Kombëtare e Lajmeve të Libanit. Ushtria izraelite njoftoi se po verifikon raportet lidhur me viktimat dhe sulmet.
Goditjet e fundit ndodhën një ditë pasi shtatë persona u vranë në sulmet izraelite në jug të Libanit. Izraeli deklaroi se aksioni ishte një kundërpërgjigje ndaj sulmeve me dronë të Hezbollahut kundër trupave izraelite në zona të pushtuara.
Presidenti libanez Joseph Aoun e përshkroi situatën si “përshkallëzim të rrezikshëm” dhe paralajmëroi se zhvillimet mund të kërcënojnë armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA-ja në qershor, marrëveshje që synonte t’i jepte fund konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut.
