Kushner dhe Witkoff takohen me Zelenskyn në Kiev: Diskutim shumë i rëndësishëm për përfundimin e luftës

Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump, u takuan sot në Kiev me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në kuadër të përpjekjeve të administratës Trump për t’i dhënë fund luftës 4-vjeçare mes Rusisë dhe Ukrainës.

Të lidhura

None found

Takimi u zhvillua në Katedralen e Shën Sofisë, në qendër të kryeqytetit ukrainas. Zelensky i priti përfaqësuesit amerikanë pranë vendit ku të premten ishte rrëzuar një dron rus, i cili kishte synuar zyrat e shërbimeve të sigurisë ukrainase.

Jared Kushner deklaroi se delegacioni nga Shtetet e Bashkuara shpreson të shohë përparim të mëtejshëm në negociatat e paqes. Ndërkohë, Steve Witkoff tha se pala amerikane ishte “shumë e inkurajuar” nga biseda, të cilën e cilësoi si një diskutim tejet të rëndësishëm.

Para takimit, Presidenti ukrainas u shpreh se Ukraina ishte “e gatshme ta afronte fundin e luftës”.

Kushner dhe Witkoff mbërritën në Ukrainë pasi udhëtuan nga Moska, ku një ditë më parë zhvilluan një takim treorësh me Presidentin rus Vladimir Putin. Megjithatë, nga ajo bisedë nuk u raportua ndonjë përparim domethënës në drejtim të paqes.

Negociatat e mëparshme, të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, janë mbështetur nga Presidenti amerikan Donald Trump, i cili gjatë fushatës premtoi se do ta përfundonte shpejt luftën.

Të premten, Trump la të kuptohej se Shtetet e Bashkuara kishin një propozim të ri, por nuk dha hollësi të tjera rreth tij.

Yuri Ushakov, këshilltari i politikës së jashtme të Kremlinit, e vlerësoi takimin e së enjtes si “jashtëzakonisht të dobishëm”. Ndërsa një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha Reuters se hapat e ardhshëm do të bëhen të ditur gjatë javëve në vijim.


Shtuar 6.09.2026 17:49

sultanbeyli escortiptvMarsbahisMarsbahisSüperbetinMarsbahisonwinanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahissetrabetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetMarsbahis