Real Madridi fiton “derbin” ndaj Atletico Madridit (VIDEO)

Reali Madridi ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Atltico Madridit.

Madrilenët fituan me rezultatin minimal 1-0, por me nj ndeshje të cilën e dominuan totalisht.

‘Los Blancos’ e nisën shumë mirë sfidën, duke pasur disa raste në pjesën e parë, njësoj si Atletico, por asnjëra skuadër nuk gjeti rrugën e rrjetës.

Lojtarët e Zidane vazhduan të kërkojnë golin edhe në pjesën e dytë, dhe arritën ta gjenin në minutën e 56’ me Karim Benzema me francezin që shfrytëzoi asistimin e dhënë nga Ferland Mendy.

Me këtë fitore, Real Madrid ngjitet në kuotën e 49 pikëve, duke shkuar përkohësisht në gjashtë pikë diferencë me Barcelonën.

Atletico Madrid në anën tjetër mbetet me 36 pikë dhe mban pozitën e pestë, me mundësi për të rënë më poshtë, deri në fundin e xhiros.


Shtuar 1.02.2020 17:07