Liverpool “shkel” Southapmton, 7 fitore larg titullit (VIDEO)

Liverpool ka shënuar fitoren e rradhës në Premier League. Vendasit mposhtën me rezultatin e thellë 4-0 Southampton duke iu afruar akoma edhe me shumë titullit kampion.

Miqtë arritën të mbyllnin majft mirë Liverpoolin pjesën e parë të lojës duke e mbyllur në barazimin 0-0.

Dy minuta pas startit të pjesë së dytë, ishte Alex Oxlade Chamberlain ai që shënoi golin e parë të këtij takimi, me një gjuajtje të bukur.

Epërsinë e vendasve e dyfishoi kapiteni Jordan Henderson, duke tundur rrjetën në minutën e 60’.

Mohamed Salah ishte lojtari që i dha golin e tretë Liverpool, në minutën e 72′, ndërsa rezultatin e vulosi pikërisht egjiptiani, me golin e dytë personal, në minutën e 90′.

Me këtë fitore, ‘Reds’ qëndrojnë tashmë në krye të tabelës me 73 pikë të grumbulluara. Ata kanë nevojë për 7 fitore (21 pikë) të tjera për të siguruar matematikisht titullin e kampionit.

Southampton në anën tjetër numëron 31 pikë për pozitën e 11-të.


Shtuar 1.02.2020 16:59