Panik për lojtarin e Lyon, i bie të fikët në fushë (VIDEO)

Tifozët e futbollit u shokuan sot kur futbollistit të Lionit, Martin Terrier, i ra të fikët në fushë në mënyrë krejt të papritur.

22-vjeçari ra me shpinë në fushën e gjelbërt. Pas ndërhyrjes së stafit mjekësor, ai u transportua jashtë fushës drejt e në spital.

Pas përfundimit të sfidës Lion-Tuluz 3-0, klubi i Lionit komunikoi se lojtari pësoi sinkopi Vasovogale, e cila shkakton humbje të qëndrueshmërisë fizike dhe psikologjike për shkak të rënies së presionit të gjakut.


Shtuar 26.01.2020 18:25