Një tjetër palmë rrëzohet mes Durrësit, rrezikohen kalimtarët (VIDEO)

Ashtu sikundër dhe është raportuar, ditën e sotme moti ka qenë me temperatura nën zero, erë të fortë dhe reshje bore.

Pak më parë, si pasojë e erës një tjetër palmë është rrëzuar në qytetin e Durrësit.

Fatmirësisht këtë radhë kalimtarët kanë shpëtuar pa lëndime. Ngjarja ndodhi në sheshin pranë bustit të Azem Hajdarit në të njëjtin vend ku dy javë më parë u rrëzua një tjetër palmë.

Pamjet e siguruara nga ABC news, tregojnë momentin kur palma rrëzohet në trotuar.

Menjëherë pas rrëzimit të palmës, ka ndërhyrë bashkia e cili bëri të mundur prerjen dhe largimin e palmës nga trotuari.

Kujtojmë, se pak kohë më parë një palmë ka plagosur dy kalimtarë.


Shtuar 5.01.2020 14:29