U akuzua për vjedhje kënge, Besniku sqaron një herë e mirë historinë (FOTO LAJM)

Pak ditë pasi grupi ‘NRG Band’ publikoi këngën ‘Ani mori nuse’, një ripërpunim i versionit të vjetër u akuzuan për vjedhje. Reperja Nikka, ka akuzuar grupin e njohur se idenë e këngës e kanë vjedhur nga ajo.

I ftuar në “Shiko kush luan” Besnik Qaka i grupit “NRG Band” sqaroi një herë e mirë këtë histori.

Gjatë lojës “Ndaje ose haje” Besnikut iu kërkua të tregonte të vërtetën e kësaj akuze. Ai u shpreh se asgjë nuk është e vërtetë pasi këngën e kanë kënduar shumë njerëz.

“Kjo këngë nuk ka autor, e kanë kënduar shumë njerëz, kështu që nuk është e vërtetë”- tregoi Besniku.


Shtuar 5.01.2020 14:24