Mbrëmjen e djeshme në ekranin e Top Channel-it u mbajt finalja e emisionit shumë të ndjekur nga publiku, “Hell’s Kitchen” nga Renato Mekolli. Puntata finale ishte e mbushur me surpriza, me të qara dhe me të qeshura dhe në fund u zgjodh një fitues.
Françesko Tuku dhe Visarra Pirra u zgjodhën si dy konkurrentët finalistë dhe u vunë në garë me njëri-tjetrin. Për t’iu ardhur në ndihmë në emision ishin të ftuar të gjithë konkurrentët e tjerë.
Të lidhura
None found
Si Françesko ashtu dhe Visara kishin bërë një rrugë të gjatë dhe të mundimshme për të arritur deri në finale dhe të dy ëndërronin për fitoren. Në fund, fitues i sezonit të dytë të “Hell’s Kitchen” u shpall Françesko Tuku. Përpos çmimit, ai ka fituar një kontratë pune 1 vjeçare në Umami.
