Linda kritikon Ramën publikisht: I bukur stadiumi, por jemi pa sport në shkolla (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është kritikuar nga bashkëshortja e tij gjatë Kongresit të PS.

Pas raportimit të ministreve, në podium është ngjitur bashkëshortja e kryeministrit Linda Rama.

Sipas saj, sigurisht që vendi ka nevojë për një teatër të ri, por më shumë ka nevojë për më shumë shërbime të tjera

Linda Rama duke folur për teatrin e ri tha se ka më shumë nevojë për investime për një teatër tjetër për fëmijët apo për shtimin e orëve sportive në shkolla.

Rama tha se përballë kësaj opozite në shtëpi ajo e Lulzim Bashës i duket “lule”.

“Shkolla, kopshte, çerdhe, kënde lojërash janë bërë shumë. Po jo vetëm duhen bërë shumë akoma, por edhe sikur duhet të mbaronte nevoja për to mendoj se prapë jemi shumë të zbuluar në raport me sfidën që po flasim”, tha Linda Rama.

“Qeshni, qeshni, por e vërteta është që po të mos e kisha në shtëpi çdo natë këtë opozitën që dëgjuat përpara meje, por që e dëgjuat në variantin më rozë, me atë opozitë që kemi në rrugë në do të më dukej vetja më i madhi i të krejtve në botë”-tha Rama.


Shtuar 28.02.2020 20:26