I shtynë koncertin për shkak të koronavirusit, Maluma reagon për herë të parë (VIDEO)

Situata e Koronavirusit ka shqetësuar të gjithë botën dhe qeveritë kanë marrë masa të rrepta për sigurinë e njerëzve.

Mes masave të marra, janë edhe anulimet e koncerteve të artistëve, pasi duhen shmangur kontaktet me shumë njerëz.

Kjo gjë ka ndodhur edhe me koncertet e Malumas, i cili së fundmi po realizon turneun e tij botëror.

Ai do të ishte pranë publikut në Greqi për herë të parë, por për shkak të situatës aktuale koncertet janë anuluar.

Lidhur me këtë ka reaguar vetë këngëtari në Instastory, ku tregon se është i mërzitur, por shpreson që të ketë mirëkuptimin e publikut.

“Jam pak i trishtuar sepse koncertet që kishim në Greqi duhet t’i shtyjmë. Do t’ju japim një datë shumë shpejt, qëndroni në pritje.

Është për të ardhur keq që koncerti i parë këtu në Greqi do të shtyhet, kështu që do të shihemi së shpejti dhe shpresoj të më mirëkuptoni”, thotë ai në video.

Maluma-s i është anuluar edhe koncerti në Shqipëri që ishte planifikuar të mbahej më 14 mars.


Shtuar 10.03.2020 14:29