Haaland nuk përmbahet së qeshuri pas gafës së gazetarit (VIDEO)

Erling Braut Haaland ishte padyshim njeriu i ndeshjes në përballjen mes Borussia Dortmundit dhe PSG-së, me djaloshin që shënoi dy golat e ekipit të tij, duke i dhuruar fitoren skuadrës gjermane.

Gjatë një prononcimi pas ndeshjes për “Bein Sport”, Haaland ka zbuluar edhe një tjetër anë të tij. Norvegjezi ka bërë shaka me gazetarin, pasi ky i fundit bëri një gafë. Gazetari francez u shpreh: “E shihni veten në avantazh pas këtyre 3 pikëve?”.

Në këtë moment Haaland e ka ndërprerë, duke e pyetur me çudi: “Prit, 3 pikët?”. Në atë moment gazetari është munduar të justikohet duke thënë se e kishte fjalën për fitoren, por djaloshi nuk e ka mbajtur të qeshurën, duke vënë akoma më shumë në siklet gazetarin.


Shtuar 19.02.2020 15:11