Festa e Real Madridit në dhomat e zhveshjes pas triumfit në Superkupë (VIDEO)

Lojtarët e Real Madridit ishin shumë të lumtur teksa u kthyen në zhveshtoren e tyre në stadiumin King Abdullah Sports City, pas triumfit në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Atletico Madridit.

Pas 90 minutave dhe kohës shtesë pa gola, Real Madridi e mposhti rivalin e qytetit, Atletico Madridit, me rezultat 4:1 në penallti, në finalen e Superkupës së Spanjës.

Kapiteni Sergio Ramos e shënoi penalltinë fituese, përderisa Zidane arriti ta vazhdojë rekordin e tij të përsosur si trajner i Real Madridit, duke i fituar nëntë trofe nga po aq finale të zhvilluara.

Pas ndeshjes, disa nga lojtarët e Real Madridi i rishikuan gjuajtjet e penalltive, të cilat ia dhanë triumfin skuadrës së tyre.


Shtuar 13.01.2020 08:20