“Fenomeni”, Beckham, Carlos dhe Figo bisedojnë live, zbulohen detaje interesante (VIDEO)

Të mërkurën mbrëma, Luis Nazario Da Lima Ronaldo zhvilloi bisedë LIVE përmes videos me ish yjet e futbollit.

Në bisedë një nga një ai inkuadroi David Beckhamin, Luis Figon, Roberto Carlosin. Gjatë bisedave temë kryesore ishte pandemia e koronavirusit.

Të lidhura

None found

“Situata është shumë e vështirë”, thotë Carlos, duke shtuar: “Shpresoj që gjithçka do të kthehet në normalitet së shpejti. Kemi humbur shumë njerëz. Lorenzo Sanz (ish presidenti i Realit), na la”.

Biseda mes Ronaldos dhe Figos

“Unë isha shumë i lumtur që arrita të stërvitem me ju. Ne nuk mund t’i fitonim të gjitha, por është futbolli, kjo është arsyeja pse ne e duam atë”, theksoi Fenomeni.

“Ajo kohtë që kaluam së bashku ishte e veçantë. Ne ishim në gjendje të fitonim shumë gjëra”, u shpreh Figo.

Ronaldo dhe Beckham

“Anglishtja ime është e keqe”, i thotë Ronaldo Beckhamit. “Kur pi venë flasë më mirë, por në karantinë jo”.

Tema e parë në bisedë ishte tenisi, pasi e pyeti Beckhamin për progresin e djalit të tij, Romeos. Ronaldo e adhuron tenisin.

“Tenisi është sporti im më i preferuar tani. Nuk mund të luaj futboll shkaku i lëndimeve, sepse sa herë që kam luajtur kam thyer diçka”, shprehet Ronaldo.

Më pas Beckham mori fjalën. “Jemi shumë të entuziazmuar për klubon. Është një vend i veçantë me njerëz të veçantë. Jam duke u munduar të mësojë nga klubet ku kam luajtur. E mbaj mend Carlosin kur të thoshte ty, se unë isha anglezi i vetëm që do të mund të luaja në një klub brazilian. Unë kurrë nuk besoja se brazilianët janë lojtarët më të mirë”, thotë ndër të tjera Beckham.


Shtuar më 9.04.2020 10:32

sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almapusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom