Kriza nga koronavirusi ul ndjeshëm çmimet e lojtarëve, Ronaldo nuk kushtonte kaq nga viti 2008 (FOTO LAJM)

Po bëhet gati një muaj që futbolli është pezulluar për shkak të koronavirusit.

Pothuajse të gjitha ligat janë pezulluar dhe organizime të mëdha botërore janë shtyrë për muajt e ardhshëm.

Edhe klube e mëdha dhe të pasuara kanë pësuar goditje të mëdha, ndërsa disa më të vogla po rrezikojnë edhe falimentimin.

Shumë ekspertë po pretendojnë se pas gjithë kësaj futbolli më nuk do të jetë i njëjtë.

COVID-19 ‘goditi’ çmimet e futbollistëve: Rënie të madhe pësojnë edhe lojtarët e Kosovës

Shenjat e para veç po vërehen, me yjet e futbollit që kanë pësuar rënie të madhe të vlerave në ‘Transfermarkt’.

Kjo rënie ka prekur edhe Cristiano Ronaldon, i cili katër muaj më parë vlenet 75 milionë euro, ndërsa sot vetëm 60 milionë.

Një çmim kaq të ulët, Cristiano Ronaldo për herë të fundit e ka pasur në vitin 2008, kur ishte pjesë e Manchester United./


Shtuar 9.04.2020 10:46