Falcao mund Muriqin, Galatasaray triumfon pas 20 vitesh në shtëpinë e Fenerbahces (VIDEO)

Derbi i Stambollit mes Fenerbahces dhe Galatasaray ka dhuruar gjithçka që te dhuna spektakëli e deri te emocionet, shkruan Albeu.com.

Skuadra e Muriqit është mposhtur 1-2 nga Galatasaray ku këta të fundit kishin 20 vite pa fituar në shtëpinë e Fenerbaches.

Vendasit në fakt e nisën mirë takimin pas një penalltie të kthyer në gol nga Kruse në minutën e 21 por miqtë barazuan me donk në minutën e 40.

Por pjesa e dytë nisi dhunshëm për të dyja skuadrat. Vendasit negelën me një lojtar më pak teksa Unal u ndëshkua me të kuq. Nga kjo përfitoi Galata që kaloi për herë të parë në avantazh në minutën e 79 me Falcaon.

Ndërkohë vendasit morën dhe një tjetër karton të kuq duke ngelur me 9 lojtarë në fushë. Ishte Turuc që u ndëshkua dhe nga kjo përfitoi Galata që realizoi dhe golin e 3 me Onyekuru në minutën e 96.

Ndërkohë me këtë fitore Galata ngjitet në vendin e parë me 45 pikë po aq sa ka dhe Trabzonsport por këta të fundit kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar. /albeu.com/


Shtuar 23.02.2020 18:08