E pabesueshme, sulmuesi gjerman mahnit jurinë e “The Voice” (VIDEO)

Nata e Vitit të Ri është festuar në mënyra të ndryshme ndryshme nga futbollistët. Shumëkush ka zgjedhur Dubain, apo vende të tjera ekzotike. Ndonjëri në familje, kurse sulmuesi Max Kruse ka bërë atë që askush nuk e mendonte.

Futbollisti i Fenerbahce, shok skuadre me Vedat Muriqin, ka zbritur në skenën e “The Voice” në Turqi dhe i ka habitur të gjithë. Sulmuesi ka treguar se di edhe të këndojë.

Ish-lojtari i Werder Breme, kishte zgjedhur këngën “Sway”, ndërkohë që e shoqëronin edhe dy kërcimtare. Kruse bindi tre prej anëtarëve të jurisë të kthenin karriget dhe më pas u befasuan kur panë sulmuesin përballë tyre. Komplimente dhe shumë duartrokitje për sulmuesin, i cili zbuloi talentin e tij të fshehur.


Shtuar 2.01.2020 08:44