Çfarë po “gatuhet”, Ronela sapo surprizoi tifozat e Tiranës (VIDEO)

Ronela Hajati ka zbuluar surprizën e saj për 100-vjetorin e ekipit të Tiranës.

Këngëtarja shqiptare do të na dhurojë kolonën zanore të këtij ekipi, e cila është punuar bashkë me Dj Sardin si dhe Tull Productions.

Ka qenë vetë Ronela që ka publikuar një video ku shfaqet duke hyrë në stadium e veshur me një fustan të ngushtë pas trupit që e bën të duket mjaft seksi.

“Mezi po pres ta dëgjoni! Shumë shpejt! Kam nderin dhe kënaqësinë të jem pjesë e këngës se 100 vjetorit të ekipit të Tironës! Kampiona!!!”, shkruan Ronela.

Por ky nuk është porjekti i saj i vetëm për këtë verë, pasi këngëtarja na kishte premtuar një klip “pisllik” siç e quan ajo dhe duket se projekti tashmë është gati!

Ronela do ta djegë edhe njëherë rrjetin me hitin e ri që do të titullohet “Aventura”.

Vetë këngëtarja është tepër e emocionuar për këtë projekt, madje mezi po pret që fansat ta dëgjojnë.


Shtuar 21.07.2020 08:14