Dyshimet se dikur vidhte automjete, flet pronari i banesës që u shpërthye me tritol

Ditën e sotme një shpërthim në një banesë tronditi pas mesnate Tiranën.

Gjergji Llazi, pronari i banesës është shprehur se nuk ka konflikte mes askënd, dhe nuk e di se pse ka ndodhur ngjarja.

Dyshimet janë se Llazi ka precedentë penal për vjedhje automjetesh.

“Nuk kam konflikt me asnjë njeri, shpërthimi ka qenë i madh. Nuk dyshoj te asnjë njeri, kam bërë lloj lloj punësh, me bojëra kam punuar, taksixhi kam qenë.

Ishim katër veta në banesë, i kam deklaruar të gjitha në polici, lëshova deklaratë që skam konflikte me njeri, me vërtetë që s’kam konflikte. Nuk kam pasur kurrë në botë konflikte me njeri”


Shtuar 21.07.2020 08:04