Blerja e re e Barcelonës turpërohet në Camp Nou gjatë prezantimit (VIDEO)

Serxhino Dest u prezantua sot si lojtari më i ri i Barcelonës.

Pasi foli para kamerave, mbrojtësi i’u drejtua fushës së blertë për disa xhonglime.

Emocionet e të qenurit në një klub tek Barcelona janë shumë të mëdha sidomos për një lojtar të ri, dhe këto emocione duket se kishin pushtuar Destin.

Ky i fundit, gaboi në xhonglimin me topin.

Sigurisht që Dest kishte menduar një prezantim ndryshe, por emocionet kanë bërë të veten.

Videoja e prezantimit të Dest është bërë virale në rrjet.


Shtuar 2.10.2020 15:09