Aulona nuk i ndan “kunjat” Arbanës: S’paska faj, qenka për të dal me rroba banjo (VIDEO)

Moderatorja e njohur Aulona Musta nuk i ndal kunjat ndaj koleges së saj Arbana Osmanit, e cila para disa ditësh postoi foto nga plazhi.

Duke përfituar nga leja e dhënë nga kryeministri Edi Rama, Aulona ka dalë në qytet bashkë me vajzën e saj, duke informuar ndjekësit e saj me anë të disa Instastory.

Sigurisht që nuk kanë munguar as referencat me plazh dhe personat që e shijojnë atë, duke thumbuar Osmanin.

“S’paskan pasur faj që ikin në plazhe se brenda duket si dimër po jashtë qenka për të dalë me rroba banje. Ua ç’diell! Mirë që na erdhi kjo ditë të dalim edhe ne për ajrosje,”-thotë në video Aulona.

Disa ditë më parë Arbana postoi foto nga plazhi, ndërsa Aulona e komentoi edhe pse pa e përmendur se nuk po respektonte rregullat e vendosura nga qeveria për karantinim. Arbana ia ktheu ironinë, gjithashtu pa e përmendur me emër, se karantina disa persona i ka bërë xhelozë.


Shtuar 20.04.2020 08:34