Fasoneria në Krujë vatër ”e nxehtë”, një tjetër punëtor infektohet nga COVID 19

Një tjetër punonjës në fasonerinë e Krujës ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

I infektuari ka punuar në një ambient pune me 300 punëtorë. Pronari i fasonerisë informoi se i sëmuri kishte punuar deri në datën 8 prill, dita e fundit kur dhe fasoneria mbylli punën.

Më parë u konfirmuan pozitiv me koronavirus edhe tre punonjëse në një tjetër fasoneri po në Krujë, ndërsa i infektuar ishte edhe djali i njërës prej tyre.


Shtuar 20.04.2020 08:37