6 vite nga rrëshqitja e famshme e Gerrard që i kushtoi titullin Liverpoolit (VIDEO)

Në vitin 2014 Liverpooli ishte shumë afër ta fitonte titullin e Premierligës duke e thyer mallkimin e gjatë.

Ndeshja me Chelsean ishte vendimtare dhe u vendos ndoshta nga një gabim i kapitenit, Steven Gerrard.

Mesfushori anglez rrëshqiti dhe e humbi topin në mesfushë, ku Demba Ba shënoi golin e parë.

Liverpooli më pas u mundua në pjesën e dytë por nuk arriti të bëj asgjë, ku Chelsea shënoi edhe golin e dytë.

Në fund Reds humbën titullin me diferencë të ngushtë ndaj Manchester Cityt.


Shtuar 27.04.2020 10:58