Tifozi i shpëtoi sigurimit për të takuar Ronaldon, ky është reagimi i portugezit (FOTO LAJM)

Një tifoz u fut në fushë gjatë ndeshjes Portugali – Francë e luajtur në Budapest të Hungarisë.

Tifozi kapërceu sigurimin dhe u nis drejt Cristiano Ronaldos.

Por, ashtu siç shkruhet në media dhe siç shihet në foto, ylli i Juventusit e injoroi keq tifozin i cili ia kërkoi fanellën dhe një përqafim.

Kjo nuk është hera e parë kur Ronaldo ka injoruar tifozët që janë futur në fushë për të.


Shtuar 24.06.2021 15:11

Tags: ,