Pushimet kanë filluar, ja çfarë s’duhet të mungojë kurrsesi në çadrën e plazhit

Pushimet kanë filluar dhe çanta e plazhit ka një rëndësi të veçantë gjatë këtij sezoni. Është e rëndësishme që ju të ndiqni disa nga këshillat e mëposhtme për të pasur një çantë plazhi sa më të rregullt gjatë pushimeve.

Kremi i diellit/ Nxirja e vërtetë për shumë nga ju duket se është shumë larg asaj që imagjinoni. Për këtë fakt, ju mbase nuk hezitoni që të ekspozoheni drejtpërdrejt në diell. Por nuk duhet të harroni se kjo papërgjegjshmëri është mjaft e dëmshme për lëkurën tuaj. Aplikoni mbi trupin tuaj gjithmonë një krem kundër rrezeve të dëmshme UV, me një bazë SPF-je të përshtatshme për llojin tuaj të lëkurës.

Rrobat e banjës +peshqir/ Bëj gati rrobat e banjës. Zgjidh materiale të rehatshme, të cilat të bëjnë të ndihesh rehat. Vish pantallona të shkurtra ose edhe fund të shkurtër. Pastaj, mos harro peshqirin e trupit dhe të kokës, si dhe shapkat e plazhit. Edhe ato po ashtu të lehta dhe të rehatshme.

Syzet dhe kapelja/ Këto janë sende që kanë një rëndësi të veçantë gjatë kohës së qëndrimit në plazh. Nuk duhet të harroni, kremin e diellit, syzet dhe kapelën – të siguron një mbrojtje të shkëlqyer nga rrezet e forta.

Letrat ose lojë mos u nxeh/ Është e nevojshme që gjatë qëndrimit në plazh të gjejmë dhe sende të ndryshme që na ndihmojnë për t’u argëtuar si, letrat, dominotë, top etj.

Librat dhe revistat/ Vendos librat dhe revistat e mëdha që do të marrësh me vete në çantën e madhe.

Shtuar 24.06.2021 15:23