Jurgen Klopp po bën transferime pa rënë në sy të mediave.
Skuadra e Liverpoolit gjatë ditës së sotme ka transferuar sulmuesin e Brentford, Joe Hardy.
Këtë e ka konfirmuar vetë skuadra e Championshipit.
21 vjeçari ka qenë pjesë e të rinjve të Cityt derisa ka luajtur për skuadrën e dytë të Brentfordit.
Sulmuesi ka shënuar 40 gola në 80 ndeshje të Brentford B duke dëshmuar vetën e tij, ndërsa tani do të bashkohet me kampionët evropianë në një përpjekje për të vazhduar zhvillimin e tij.