ZYRTARE: La Liga merr vendim për fatin e sezonit 2019/20

Federata Mbretërore e Futbollit të Spanjës (RFEF) ka konfirmuar se ata janë të destinuar për të përfunduar sezonin 2019/20.

RFEF përmes një deklarate, i ka bërë të qartë klubeve që brenda kësaj jave të dërgojnë datat për rifillimin e stërvitjeve.

Autoritetet spanjolle planifikojnë që në muajin qershor të rifillojnë kampionatin e lënë në gjysmë për shkak të pandemisë Covid-19.

Ndërkohë, RFEF shpalli Barcelonën kampione në ligën e femrave.


Shtuar 4.05.2020 15:34