Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe dhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) Thomas Bach ranë dakord të martën që të shtyjnë Lojërat Olimpike për një vit.
Abe i sugjeroi Bach, i cili ra dakord që data e fundit që Olimpiada të mbahet është vera e vitit 2021.
IOC është përballur me presion në rritje për t’i shtyrë Lojërat, të cilat fillimisht ishin planifikuar të zhvilloheshin nga 24 korriku deri më 9 gusht, mes shpërthimit të koronavirusit.
Lojërat Olimpike nuk janë anuluar kurrë në kohë paqeje. Në 1916, 1940 dhe 1944, Lojrat u anuluan për shkak të luftërave botërore.
Kujtojmë se përhapja e pandemisë së koronavirusit ka vënë në bllokadë totale botën e sportit.