ZYRTARE/ Juve blindon Szczesny, polaku rinovon kontratën

Wojciech Szczesny ka rinovuar kontratën me skuadrën e Juventusit.

Portieri polak do të mbajë fanellën e Juventusit deri në vitin 2024.

“Aventura e mrekullueshme midis Szczesny dhe Juventus do të vazhdojë deri në vitin 2024 dhe nuk ka dyshim se ky është një rinovim i merituar,” shkroi klubi në faqen e tyre zyrtare.

29-vjeçari ka luajtur 16 ndeshje në Serie A këtë sezon dhe ka mbajtur gjashtë herë portën e paprekur.


Shtuar 11.02.2020 17:14