ZYRTARE/ Ja kur nis kampionati i futbollit në Zvicër

Këshilli Federal ka marrë vendim në lidhje me Superligën e Zvicrës. Ditën e sotme është vendosur që kampionati zviceran të rifillojë më 8 qershor me dyer të mbyllura.

Stërvitjet e futbollistëve do të fillojnë nga 11 maji. Por, deri në rifillimin e sezonit më 8 qershor, duhet që situata në Zvicër të mos përkeqësohet.

Në Zvicër paraqiten një numër i madh futbollistësh shqiptar, si Taulant Xhaka, Edon Zhegrova, Mirlind Kryeziu, Orges Bunjaku, Shkëlqim Demhasaj.


Shtuar 29.04.2020 15:46