“Cfarë do të behët me universitetet, ju lutem na ktheni përgjigje se kemi qeratë e shtëpive për të paguar…”
Pas vendimit të ministrisë së Arsimit për shkollat e mesme dhe ato 9-vjecare, kryeministri Rama ka zbuluar se kur do të merret vendimi për universitetet.
Interesimit të një studenti i cili i kërkon të dijë se kur do të hapen universitetet pasi ka qera për të paguar, kryeministri iu përgjigj kështu:
“Nesër, kam folur me ministren e Arsimit dhe nesër do të dalim me një vendim zyrtar mbi ecurin e universiteteve, nëse do të hapen apo jo…”- tha ndër të tjera Rama. /albeu.com/