ZYRTARE: Caktohet data e rikthimit të Superligës së Kosovës

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka folur për rifillimin e kampionatit të Kosovës në futboll.Ademi thotë që Superliga e Kosovës mund të fillojë në fillimin e muajit qershor, pra me datën 5 apo 6.

“Jemi ende në takim, por me gjasë Superliga do të fillojë më 5 dhe 6 qershor”, tha Ademi për RTV Dukagjini.

“UEFA e ka shtyrë edhe për një javë afatin e mbylljes dhe tani kemi kohë deri më 29 korrik për ta përfunduar”, shtoi ai.Ndryshe, kampionati është ndërprerë që nga gjysma e marsit.


Shtuar 18.05.2020 19:39