ZYRTARE/ Buzëqesh Mourinho, mesfushori brazilan prezantohet te “spurs”

Gjithccka është zyrtare tani. Jose Mourinho do të ketë nën urdhra afrimin e parë në ekip dhe bëhet fjalë për një mesfushor qendror, që transferohet në Premier League pas paraqitjeve mjaft të mira në Portugali me klubin e Benfica.

Dihet tashmë që bëhet fjalë për Gedson Fernades, mesfushorin 21-vjeçar që konfirmohet se do të huazohet te Tottenham për 18 muaj dhe në kontratën e tij do të ketë një klauzolë për transferimin përfundimtar.

Sigurisht që klubi londinez nuk e zbulon shifrën, por mediat britanike prej ditësh kanë bërë me dije se Tottenham do të duhet ta paguajë 65 milionë euro nëse do të binden nga cilësitë e mesfushorit dhe do duan ta blejnë.


Shtuar 15.01.2020 09:38