ZYRTARE/ Arsenali transferon mbrojtësin e Flamengos

Pablo Mari ishte të shtunën në Angli ku kreu testet mjekësore por u detyrua të kthehej në Brazil pasi marrëveshja nuk u arrit.

Megjitatë bisedimet mes Arsenalit dhe Flamengos vazhduan derisa arritën në një marrëveshje.

26-vjeçari është huazuar deri në fund të sezonit, e cila do të përfshijë një mundësi që Arsenali ta blejë gjatë verës, megjithëse nuk do të përfshihet asnjë klauzolë detyrimi.

Mari luajti për tre sezonte te Manchester City përgjatë viteve 2016-2019


Shtuar 29.01.2020 14:43