ZYRTARE/ Pritja merr fund, sulmuesi i kombëtares prezantohet te Juventusi

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Giacomo Vrioni ka konkretizuar në firmë bisedimet me Juventusin.

21-vjeçari ka pozuar me fanellën e ekipit kampion të Italisë dhe do të jetë pjesë e Juventusit U-23 që nga dita e sotme. Vrioni ka një karrierë të pasur në shtetin fqinj, pasi ka veshur fanellën e skuadrave si Pistoiese, Venezia dhe Cittadella.

Te Juventusi, Vrioni kalon në shkëmbimin me 3 futbollistë të akademisë bardhezi, me Stoppa, Francofonte dhe Gerbi që shkojnë te Sampdoria, ekip që i zotëronte kartonin Vrionit.

Vrioni është pjesë e kombëtares U-21 të Shqipërisë, por ka luajtur edhe me kuqezinjtë e mëdhenj. Ndërsa në të kaluarën ka përfaqësuar edhe ngjyrat e kombëtares së moshave të Italisë.


Shtuar 30.01.2020 16:51