ZYRTARE/ Ardian Ismajli prezantohet në klubin e Serisë A

Pritja merr fund, edhe Ardian Ismajli i shtohet kolonisë së madhe të shqiptarëve në Serinë A, ku tashmë është sistemuar thuajse e gjithë prapavija kuqezi.

Ismajli gjendej prej ditësh në Itali ku kishte gjetur akordin me klubin e sapongjitur në elitë, Specia, por vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi i marrvëeshjes mes palëve.

Ismajli ka firmosur për tre vitet e ardhshme te Specia, duke shpresuar që të ndjekë gjurmët e Amir Rrahmanit, i cili vetëm pas një viti në Serinë A, gjeti akordin me një skuadër të madhe si Napoli.


Shtuar 14.09.2020 15:29