Ylli turk i Romës drejt Bayern Munchen

Roma duket se do ta këtë të pamundur ta mbajë në skuadër edhe për sezonin e ardhshëm yllin turk, Cengiz Under.

Për Under interes u shfaq edhe gjatë verës së shkuar po ashtu edhe gjatë merkatos së janarit qe lam pas, por Roma ia doli ta mbante.

Të lidhura

None found

Vera pritet të jetë shumë e nxehtë e me shumë gjasa, Under di thotë lamtumirë kryeqyetit italian.

Under do të transferohet tek Bayern Munchen. Lajmin e ka dhënë legjenda e futbollit turk, Hamit Altintop.

“Dua të shoh më shumë futbollistë turq në Bundesligë. Cengiz Under do të jetë një nga ata që do të luaj me Bayern Munchenin nga edicioni i ardhshëm.

Kampionati Evropian do të jetë një mundësi e mirë për futbollistët turq të cilët do të dëshmojnë se meritojnë të luajnë në ekipet më të mëdha” ka thënë Altintop.


Shtuar 18.02.2020 10:45