Ylli i Bayernit, apel futbollistëve: Kanë përgjegjësi për të luftuar koronavirusin

Joshua Kimmich thotë se futbollistët e profilit të lartë kanë “një përgjegjësi të caktuar” për të luajtur rolin e tyre në luftën kundër koronavirusit.

Në fillim të këtij muaji, mesfushori i Bayern Munich dhe Gjermanisë Kimmich ngriti një iniciativë së bashku me shokun e tij të klubit Leon Goretzka të quajtur ‘We Kick Corona’, një fond për bamirësit dhe institucionet sociale gjatë krizës Covid-19.

Të lidhura

None found

Ka qenë 2,000 donatorë për kauzën, përfshirë Robert Lewandowski, i cili premtoi 1 milion euro së bashku me gruan e tij, dhe totali tani ka tejkaluar 3.5 milionë euro, me Mats Hummels, Leroy Sane dhe Timo Werner të renditur në mesin e mbështetësve në iniciativën online.

“Si futbollist ju keni një përgjegjësi të caktuar”, tha Kimmich në një intervistë për faqen e Bayern.

“Ne gjithashtu kemi mundësinë për të ecur përpara përsa i përket solidaritetit. Leon dhe unë, dhe tani skuadra e FC Bayern Munich, kemi menduar natyrshëm se si mund t’i ndihmojmë – si punonjësit tanë, ashtu edhe shoqëria jashtë klubit”.

“Prandaj kemi filluar iniciativën dhe shpresojmë se mund të ndihmojmë shumë njerëz që kanë nevojë për ndihmë gjatë kësaj kohe”.


Shtuar më 31.03.2020 09:15

sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almapusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom