Fitoret e vogla në këtë luftë, shërohen 52 persona nga koronavirusi

Ka shkuar në 13 numri i viktimave nga pandemia që ka ”pllakosur” vendin tonë, teksa janë shtuar dhe 20 raste të tjera, ku në total numërohen 243 të prekur.

Por në këtë luftë, ka dhe nga ata të cilët kanë mundur t’ia daln mbanë. Sipas njoftimit të ministrisë, janë 52 persona të cilët janë shëruar nga koronavirusi.

Zonat më të prekura deri më tani janë Tirana, Fieri dhe Durrësi, ndërsa sëfundmi, hartës së koronavirusit i janë shtuar Mirdita, Tropoja dhe Kruja.


Shtuar 31.03.2020 09:14