Zbulohet plani i La Liga për atmosferën në stadium

La Liga po e konsideron si opsion që të përdorë atmosferën e rreme të tifozëve virtualë në ndeshjet që do të zhvillohen mbrapa dyerve të mbyllura.

Diario Sport raporton se Federata e Futbollit të Spanjës dëshiron që sporti më i shikuar në botë të rikthehet sa më shpejtë të jetë e mundur.

Të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij sezoni do të luhen mbrapa dyerve të mbyllura, pasi nuk dëshirojnë të rrezikojnë që coronavirusi të përhapet më shumë.

Në mënyrë që lojtarët të ndihen më komod, La Liga dëshiron të lëshoj zëra në audio sikur brohoritma të tifozëve, në mënyrë që edhe shikuesit në TV ta përjetojnë të njëjtën gjë.

Të njëjtën gjë thuhet se do të bëjë edhe Liga Premier me t’u rikthyer, në mënyrë që ndeshjet që shfaqen në TV të duken sa më atraktive.


Shtuar 5.05.2020 16:42