Xavi zgjedh mesfushorin më të mirë në botë momentalisht

Për legjendën e Barcelonës, Xavi Hernandez, mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, është mesfushori më i mirë në botën, me yllin e skuadrës angleze që e cilëson “në një tjetër nivel”.

De Bryne ka vendosur veten si një nga lojtarët me performancat më të mira, që pas kompletimit të transferimit në Premierligë në vitin 2015 nga Wolfsburg.29 vjeçari ka shënuar 57 gola në 222 ndeshje me Cityn, duke dhuruar edhe 89 asistime.

Xavi, që tani drejton Al Saddin, ka deklaruar: “Kevin de Bruyne, nga Manchester City, më duket në një nivel tjetër, brutal, ai është në gjendje të bëjë diferencën”.”Ai është mesfushori më i mirë në botë dhe relativisht i ri”.


Shtuar 30.08.2020 07:35