Wolves – United mbyllet pa gola, gjithçka vendoset në “Teatrin e ëndrrave”

Wolves dhe Manchester United kanë barazuar sonte në Molineux Stadium, ku fituesi për rrethin e katër të kupës FA në Angli do të vendoset në Old Trafford.

Wolves dhe Manchester United kanë barazuar në ndeshjen e xhiros së tretë të FA Cup.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Manchester United ku madje pati edhe kërkesa për penallti por që gjyqtari pasi shikoi VAR nuk dha penallti për United.

Wolves e patën një rast më të mirë për të shënuar pasi që në minutën e 81-të, Jimenez goditi shtyllën e Romeros dhe për fat të Manchsterit nuk përfundoi në gol ajo goditje.

Pas kësaj, ashtu siç e thonë rregullat, ndeshja e kthimit në mes të këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në Old Trafford ku do të përcaktohet fituesi që do të kalon në rrethin e katër të kupës FA në Angli.


Shtuar 4.01.2020 20:00