Man City pa shumë probleme kalon skudrën modeste angleze (VIDEO)

Manchester City ka fituar me rezultat 4-1 kundër inferiorëve të skuadrës së vogël angleze Port Vale. City pati pak vështirësi me këtë skuadër në pjesën e parë, por në pjesën e dytë ata i kthyen gjërat në dobi të tyre

Ashtu siç është pritur edhe ka ndodhur.

Kampioni në fuqi i Anglisë Manchester City e ka fituar pa shumë problem ndeshjen e xhiros së tretë të FA Cup duke e eliminuar nga gara skuadrën e vogël te Ligës së Tretë angleze, Port Vale.

Të parët në epërsi erdhën City me golin e Zinchenkos në minutën e 19.

Mysafirët i sollën pak vështirësi vendasve pasi që në minutën e 35-të, rezultatin e barazoi Tom Pope.

City e kthen epërsinë që në pjesën e parë me golin e Kun Agueros në minutën e 42-të.

Në pjesën e dytë City e menaxhoi shumë mirë ndeshjen.

Fillimisht shënoi i riu Taylor Harwood-Bellis që shënoi në minutën e 58-të kurse rezultati u katërfishua në minutën e 76 me golin e Phil Phoden

Me këtë fitore Manchester City kalon në raundin e katër të FA Cup, ndërkaq kundërshtarin e radhës e pret pas tërheqjes së shortit të hënën, më 6 janar.


Shtuar 4.01.2020 19:48