Vllaznia fiton me një penallti të dyshimtë, Partizani vijon rënjen (VIDEO)

Zhytet në krizë Partizani që sot pësoi humbjen e radhës në “Loro Boriçi” me rezultatin minimal 1-0 përballë Vllaznisë vendase, që për të dytën ndeshje radhazi dhuron paraqitje të mira dhe ruan kuadratin të paprekur.

Një penallti e dyshimtë e akorduar për shkodranët në pjesën e parë dhe e ekzekutuar me saktësi nga kapiteni Gilman Lika, vendosi edhe fatin e takimit, ndërsa deri në fund Partizani provoi të shmangë humbjen, por vendasit u mbrojtën mjaft mirë dhe larguan çdo rrezik.

Kur kanë mbetur edhe 10 javë nga fundi i kampionatit, Tirana është shkëputur në vendin e parë me 53 pikë, e ndjekur nga Kukësi me 44 pikë dhe Laçi e Skënderbeu me 41 pikë, ndërsa Vllaznia është ngjitur në kuotën e 35 pikëve.


Shtuar 9.03.2020 19:50