Pas shifrave të frikshme, një lajm i mirë vjen nga Italia

Koronavirusi në Itali ka shkaktuar 463 viktima.

Numri i të infektuarve ka shkuar në 7 985 ndërsa 724 persona rezultojnë të shëruar.

Mirëpo pas këtyre shifrave të frikshme, më në fund një lajm i mirë ka ardhur nga Italia.

Pas 18 ditësh ankth, “pacienti 1” është transferuar nga terapia intensive në atë më të lehtë, që do të thotë se ai tani mund të marrë frymë vetë pa nevojën e tubave.

Kujtojmë se në Shqipëri vetëm 2 persona janë konfirmuar të infektuar me COVID-19. /albeu.com/


Shtuar 9.03.2020 19:50