“Vjedhje, ti na humbe kohë”, Ancelotti i rikthehet finales së paharrueshme (VIDEO)

Finalja e Champions League të vitit 2005 nuk harrohet kurrë nga tifozët e Milanit. Skuadra që drejtohej nga Carlo Ancelotti zhvilloi një ndeshje të madhe kundër Liverpool, përveç shtatë minutave të errëta.

Anglezët shënuan tre herë gjatë këtij minutazhi, barazuan ndeshjen dhe ia dolën të fitonin trofeun pas goditjeve të penalltive.

Gjithsesi, kuqezinjtë u “hakmorën” pas dy vitesh dhe ishin ata që festuan në finalen e Athinës. Trajneri italian, i cili drejton aktualisht Everton, i është rikthyer sfidës së Stambollit në një prononcim për Jamie Carragher (ishte pjesë e Liverpool ato vite).

“Ishte një vjedhje, pastaj ti (i drejtohet ish-mbrojtësit), gjithmonë, humbisje shumë kohë me vonesat e tua“, deklaron Ancelotti për Telegraph.


Shtuar 6.03.2020 22:12