Vidal shumë pranë largimit nga Barcelona, drejt Serie A

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal, nuk do të qëndrojë me klubin katalanas për sezonin e ardhshëm. Klubi nuk e ka në plane, ndërsa kiliani nuk dëshiron të vazhdojë më me ekipin spanjoll.

Trajneri Ronald Koeman ia ka bërë të qartë se nuk e do, prandaj dhe Vidal po mundohet të lirohet. Ai dëshiron që të dalë si futbollist i lirë dhe të prishë kontratën që skadon në qershorin e 2021.

Sky Sport shkruan se mesfushori po mundohet të gjejë dakordësinë me klubin. Kiliani dëshiron t’i bashkohet ekipit të Interit dhe po mundohet që të mbyllë shpejt diçka të tillë.

Trajneri Antonio Conte e pret me krahëhapur, pasi e ka kërkuar dhe sezonin e kaluar.


Shtuar 31.08.2020 19:03