Kampionati grek do të rifillojë më 6 qershor.
Ky është vendimi i marrë nga Federata e Futbollit atje, pasi kombi iu përgjigj mirë koronavirusit me vetëm 163 vdekje nga 2834 raste të konfirmuara.
Sezoni i rregullt ka mbaruar dhe tani do të luhen në total 24 ndeshje.
10 do të luhen në grupin e play-off, ku do të vendoset kampioni dhe 14 në atë të play-out, ku merren vesh ekipet që bien një ligë më poshtë.