Basha premton të mos i ndahet Ramës me protesta: Do t’a ketë fundin e shpejtë!

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se kudo që ka protesta, opozita do të jetë aty.

Me premtimin se kudo që do ketë protesta, si dhe në tubimet e Aleancës, PD do jetë në krah të qytetarëve, kryetari i opozitës Lulzim Basha tha sot se fundi i tiranisë që ka krijuar qeverisja e kryeministrit Edi Rama do jetë i shpejtë dhe çlirimitar për shumicën e shqiptarëve.

“Shpresa e Ramës se përmes frikës do shuante energjinë e dëshirën e shqiptarëve për ndryshim mori fund, shkatërrimi i teatrit nuk është fundi i teatrit, por është fillimi i fundit të tiranisë e teatrit që Rama ka luajtur 7 vjet me shqiptarët, ekonominë, jetën, varfërinë, papunësinë, lirinë, ky fund do jetë i shpejtë dhe çlirimtar për shumicën dërrmuese të shqiptarëve.”

Basha ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për ti qëndruar premtimit për ndërtimin sic ka qenë i Teatrit dhe çuarjen prapa hekurave e drejtësisë atyre që janë përfshirë “në këtë krim që shkelën ligjin në natën e barbarisë”.


Shtuar 18.05.2020 17:24