Vasquez synon të mbyllë karrierën në “Bernabeu”

Lucas Vazquez i ka premtuar besnikëri Real Madridit.

Gjatë një interviste për “The Guardian”, 28-vjeçari ka deklaruar se ka dëshirë ta mbyllë karrierën e tij me Los Blancos.

“Ëndrra ime është ajo që të tërhiqem me fanellën e Real Madrid, edhe pse në futboll nuk i dihet kurrë. Kur isha i vogël, shikoja Premier League me vëllanë tim: është një kampionat tërheqës, që mund të përshtatet shumë mirë me karakteristikat e mia dhe personalitetin tim”, ka thënë Vazquez.

“Karantina? Është e çuditshme, jemi mësuar të luajmë dhe të udhëtojmë, jemi gjithmonë bashkë me skuadrën. Megjithatë, tani kanë filluar të vijnë lajme të mira: infektimet po pakësohen dhe shpresojmë që gjithçka të kthehet në normalitet”.

“Shkurtimi i rrogave? Kanë folur në fillim me Sergio Ramis, që është kapiteni ynë, dhe më pas ai na ka informuar ne. Jemi menduar dhe kemi marrë vendimin që ishte më i mirë për të gjithë. Kemi bërë gjënë e duhur”.


Shtuar 4.05.2020 08:19